Monday, November 16, 2015

Bima aronia

ARONIA BIMA MË E SHËNDETSHME NË BOTË
Aronia quhet edhe ushqimi i së ardhmes sepse ka fuqi të jashtëzakonshme shëruese për organizmin e njeriut. Në mënyrë efikase e pastron nga materiet e dëmshme dhe metalet e rënda dhe për këtë është preventivë e dobishme kundër sëmundjeve malinje. Studimet kanë treguar që ka veprim antikancerogjen sepse në përqindje të madhe ''vret'' qelizat malinje të tumorit në tru, mushkërive, gjirit, zorrës së trashë dhe mëlqisë. Si antioksidues i jashtëzakonshëm, aronia pengon krijimin e radikaleve të lira dhe ''sulmin'' në qelizat e shëndosha në trup dhe plazmën e gjakut, duke ngadalësuar me këtë procesin e plakjes së organizmit dhe duke penguar zhvillimin e sëmundjeve kronike.
Kapaciteti antioksidues i aronias dhe lëngut të saj është shumë herë më i madh se sa, për shembull, i boronicës dhe frutave tjera manaferrë të njohura si fidanishte të antioksiduesve. Sasia shumë e madhe e taninave dhe flavonoideve ku rolin kryesorë e ka antocianina, aronien e bëjnë antioksiduesin më të fuqishëm të njohur deri më sot. Njëqind gram të frutave të pjekura të aronias përmban 16 100 njësi ORAC deri sa doza e nevojshme ditore për mbrojtjen e indeve është prej 3 000 deri 5 000 njësi ORAC.
Hulumtimet e shumta kanë treguar që kjo bimë me fruta të errëta përmirëson qarkullimin e gjakut në enët e gjakut kurse me përdorimin e përditshëm vlerat e kolesterolit dhe triglicerideve zvogëlohen dhe në këtë mënyrë mbrohet sistemi kardiovaskular. Lehtëson migrenën dhe kokëdhimbjen, në mënyrë efikase ul presionin e gjakut, dhe në mënyrë të dobishme vepron në mukozën e zorrëve dhe në lukth. Përveç kësaj, aronia është e njohur edhe për faktin që e rritë imunitetin e tërësishëm të organizmit, zvogëlon ndezjet, pengon zhvillimin e infeksioneve virale dhe bakteriale të traktit urinarë dhe mundëson punën më të mirë të mëlqisë dhe idhëzës. Frutat e pjekura dhe lëngu përmbajnë sasi të madhe të beta karotenit dhe zeaksantinit të cilat mbrojnë qelizat nga dëmtimi, sytë nga krijimi i kataraktës, kurse lëkurën nga rrezet e rrezikshme të diellit dhe melanoma. Rregullon punën e pankreasit dhe nivelin e sheqerit në gjak, dhe për këtë mund të jetë e dobishme në shërimin e diabetit dhe sindromit metabolik dhe gjithsesi u rekomandohet diabetikëve. Përdoret edhe te puna jo e rregullt e gjëndrës mbrojtëse, nxitë shërimin e plagëve, ngadalëson plakjen e lëkurës duke penguar krijimin e rrudhave dhe strijave, kurse ndihmon edhe te ndezja e venave të zgjeruara. Aronija krijon edhe mbrojtje të fuqishme nga lajmërimi i demencës dhe shfaqja e sëmundjes së Alzhajmerit.
Përveç kësaj është edhe thesar i vërtetë i bashkëdyzimeve aktive biologjike. Ka mbi 300. Prej vitaminave përmban të gjithë nutrientët esencial - C, A, E, B1, B2, B3, B5, B6, B9, kurse prej mineraleve është e pasur me zink, hekur, kalium, kalcium, mangan, fosfor dhe jod. Nga të gjitha llojet e aronias më kualitativja është ajo siberiane Aronia melanocarpa e cila ka përqindje shumë të lartë të polifenoleve, vitaminës C, E dhe beta - karotenit që e bën një prej antioksiduesve më të njohur të hulumtuar.
Konsumimi
Në tregun tonë kohët e fundit janë paraqitur prodhime të shumta nga aronia të tilla si lëngu dhe çaji, por frutat, për veprim efikas mund të konsumohen edhe të freskëta - dhe është e mjaftueshme të konsumohen 200 deri në 300 gram në ditë. Në mënyrë që të konsumohet gjatë tërë vitit, aronija mund të ngrihet, të thahet, të zihet si marmeladë, lëng, shurup, kompot, verë, liker, raki. Megjithatë, rekomandohet lëngu i ftohët i kulluar i cili mjafton të pihet një herë në ditë esëll nga një gotë rakije...

2 comments: